Veraritë në mes të zonës së luftës
Në vreshtat e Olvio Nuvos në rajonin e sulmuar të Mikolajivit të Ukrainës, punëtorët teksa vjelin rrush, duhet të tregohen të kujdesshëm nga municionet thërrmuese të shpërndara nëpër fusha. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Në vitin 2013, ish-peshëngritësi Pavlo Magalias mbolli hardhi rrushi, sot vreshti "Olvio Nuvo", në shpatet pranë lumit Buh, në Ukrainë. Emri i vreshtit është dedikim për qytetin e lashtë grek Olbia, i themeluar në shekullin e shtatë, rrënojat e të cilit janë vetëm disa qindra metra larg.

2
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, ky vend i jashtëzakonshëm e ka humbur qetësinë e tij të zakonshme.

3
"Unë jam vreshtari më i afërt me vijën e parë", i tha Magalias AFP-së, ndërsa dëgjohej zhurma e madhe e artilerisë ruse dhe asaj ukrainase. Ajo që duket si një kapsulë për municionet thërrmuese të ndaluara, shihet e ngulitur mes hardhive të rrushit në vreshtin e tij.

4
Për shkak të përparimit të tyre të shpejtë në jug të Ukrainës, forcat ruse morën kontrollin e bregut të lumit në jug të qytetit Mikolajiv që në fillim të pushtimit. Kështu "Olvio Nuvo" u "gjend rastësisht në epiqendrën e luftës", tha Magalias.
Facebook Forum