Veraritë në mes të zonës së luftës
Në vreshtat e Olvio Nuvos në rajonin e sulmuar të Mikolajivit të Ukrainës, punëtorët teksa vjelin rrush, duhet të tregohen të kujdesshëm nga municionet thërrmuese të shpërndara nëpër fusha. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Përveç koleksionit të kavanozëve të lashtë të magazinimit të zbuluar në vreshtin e tij, Magalias tani ka një grumbull gëzhojash të bombave thërrmuese të ndaluara që ranë nga qielli.](https://gdb.rferl.org/08340000-0a00-0242-ec9f-08da8f119d8d_w1024_q10_s.jpg)
9
Përveç koleksionit të kavanozëve të lashtë të magazinimit të zbuluar në vreshtin e tij, Magalias tani ka një grumbull gëzhojash të bombave thërrmuese të ndaluara që ranë nga qielli.
![Aneksimi i Krimesë nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014 rezultoi me humbjen e rreth një të tretës së vreshtave të Ukrainës, duke përfshirë disa nga më të mirat dhe më të famshmet e tyre.](https://gdb.rferl.org/06870000-0aff-0242-cb60-08da8f114207_w1024_q10_s.jpg)
10
Aneksimi i Krimesë nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014 rezultoi me humbjen e rreth një të tretës së vreshtave të Ukrainës, duke përfshirë disa nga më të mirat dhe më të famshmet e tyre.
![Që nga pushtimi rus, punishtet familjare të përpunimit të verës janë shkatërruar ose pushtuar, dhe të tjera, si "Olvio Nuvo", mbeten të rrezikuara nga granatimet.](https://gdb.rferl.org/067d0000-0aff-0242-dd8c-08da8f1118f6_w1024_q10_s.jpg)
11
Që nga pushtimi rus, punishtet familjare të përpunimit të verës janë shkatërruar ose pushtuar, dhe të tjera, si "Olvio Nuvo", mbeten të rrezikuara nga granatimet.
![Në një rajon që është gjymtuar ekonomikisht nga lufta, veraritë janë burim i mirë të ardhurash për ata që kanë qëndruar. Zyneida Bossa, 66 vjeçe, nuk shqetësohet kur zbulon copëza armësh mes hardhive. "Disa njerëz janë të nervozuar për shkak të raketave, por unë jam mirë. Çfarë mund të bëjmë? Duhet të kesh diçka për të jetuar, ne duhet të punojmë", tha ajo.](https://gdb.rferl.org/06870000-0aff-0242-8e77-08da8f119122_w1024_q10_s.jpg)
12
Në një rajon që është gjymtuar ekonomikisht nga lufta, veraritë janë burim i mirë të ardhurash për ata që kanë qëndruar. Zyneida Bossa, 66 vjeçe, nuk shqetësohet kur zbulon copëza armësh mes hardhive. "Disa njerëz janë të nervozuar për shkak të raketave, por unë jam mirë. Çfarë mund të bëjmë? Duhet të kesh diçka për të jetuar, ne duhet të punojmë", tha ajo.
Facebook Forum