Ndërlidhjet

Zaev: Afaristët prorusë po financojnë protestat e dhunshme në Maqedoni


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka akuzuar afaristë të caktuar grekë, të cilët sipas tij financojnë grupe në Maqedoni për të shkaktuar trazira para referendumit, në të cilin qytetarët duhet të deklarohen se a e mbështesin marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Kryeministri Zaev në një intervistë për ueb-faqen BuzzFeed ka thënë se “afaristët që bëjnë veprimtari të tilla mbështesin kauzën ruse”.

Sipas tij, këta afaristë grekë kanë paguar shtetas maqedonas prej 13.000 deri 21.000 dollarë që të kryejnë akte të dhunshme para referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë.

“Përfaqësuesit rusë që ishin këtu dhe të tjerë nga Moska, nuk fshihnin se janë kundër integrimit tonë në NATO... Disa prej tyre kanë lidhje me mediat, disa prej tyre i inkurajojnë të rinjtë që të protestojnë para Parlamentit, t’i sulmojnë policët... kjo është e qartë”, ka deklaruar Zaev duke mos publikuar detaje, por ka lënë për të kuptuar se disa nga informacionit i ka siguruar nga personat e ndaluar që protestuan para Kuvendit, më 17 qershor, ditën kur u nënshkruar marrëveshja e Greqinë për çështjen e emrit.

(Video: Protestë kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Shkup, 17 qershor, 2018)

Trazira në Shkup
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Prokuroria Publike e Maqedonisë ende nuk është prononcuar lidhur me këto pretendime të kryeministrit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu nuk ka dhënë detaje për rastin, duke theksuar se për çështje të ndjeshme nuk do të prononcohet për mediat. Hetimet, tha ministri Oliver Spasovski, “nuk i zhvillojmë përmes mediave”.

“Gjithçka që ka të bëjë me informacione të ndjeshme, as që mundemi, as që guxojmë, e as që ka nevojë që diçka të tillë të udhëheqim përmes mediave...Duhet ta dini që çdo në moment kur kemi diçka të kumtojmë, ne këtë do të bëjmë”, u shpreh ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Kryeministri Zaev ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të përcaktohen edhe modalitetet e referendumit, si data e mbajtjes, pyetja dhe forma e referendumit. Opozita që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja, e cila po ashtu etiketohet se është kundër Perëndimit, ka bërë të ditur se nuk do të përkrahë referendumin, por pa dhënë detaje se çfarë formash do të përdorë për dështimin e tij.

Maqedonia ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO, por anëtarësimi varet nga zbatimi i marrëveshjes me Greqinë, ashtu sikur edhe nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG