Ndërlidhjet

Zelanda e Re nuk i hap kufijtë këtë vit


Njerëzit vrapojnë pranë një shenjë që paralajmëron mbajtjen e distancës fizike në Aukland, Zelandë e Re, 31 gusht, 2020.

Zelanda e Re do të mbajë të mbyllur kufijtë deri të paktën në fund të këtij viti, tha kryeministrja, Jacinda Ardern.

"Thjesht, ne ende nuk jemi në gjendje të rihapemi plotësisht", tha Ardern, transmeton BBC.

“Kur të lëvizim në drejtim të ndryshimit të masave duam ta bëjmë me sa më shumë siguri që të jetë e mundur”, tha ajo.

Zelanda e Re shihet si një nga vendet më të suksesshme në botë në kontrollin e pandemisë së COVID-19. Vendi ka regjistruar vetëm 26 vdekje në një popullsi prej pak më pak se pesë milionë njerëz.

Vitin e ardhshëm, kur vendi të rihapet, udhëtarët nga vendet me rrezik të ulët që janë të vaksinuar, sipas kryeministres, do të jenë në gjendje të vizitojnë Zelandën e Re, pa pasur nevojë të karantinës, ndërsa ata nga vendet me rrezik më të lartë do të duhet të izolohen ose të hyjnë në karantinë për 14 ditë.

Ajo tha se kjo strategji është mënyra më e mirë për të mbajtur koronavirusin e ri jasht Zelandës së Re.

Prioritet i autoriteteve të këtij vendi është vaksinimi i popullsisë deri në fund të vitit 2021.

Shtetet në hall me ata që refuzojnë vaksinat
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:05:17 0:00

XS
SM
MD
LG