Zelensky thotë se bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan (në mes) si nikoqir i negociatorëve rusë dhe ukrainas, më 2 qershor.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i bisedimeve me Moskën në Turqi, teksa Perëndimi rrit presionin ndaj Kremlinit për t’u pajtuar për një armëpushim, ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të kryejnë sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe qytete tjera ukrainase.
“Sot kam diskutuar me Rustem Umerovin për përgatitjet për këmbim të të burgosurve dhe për një takim tjetër me palën ruse në Turqi”, ka thënë Zelensky në adresimin e tij ditor më 21 korrik, duke iu referuar shefit të ri të Këshillit ukrainas për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje.
“Umerov ka raportuar se takimet janë planifikuar të mbahen më 23 korrik”, ka thënë presidenti ukrainas, pa dhënë më shumë hollësi.
Umerov e ka mbajtur në të kaluarën pozitën e ministrit të Mbrojtjes dhe i ka udhëhequr dy runde takimesh me Rusinë.
Dy ditë më parë, Zelensky ka thënë se ia ka dërguar Moskës një ofertë për runde të reja bisedimesh në javët e ardhshme, meqë takimet e zhvilluara muajin e kaluar nuk kanë rezultuar me përparim drejt paqes.
Ai ka thënë se duhet bërë gjithçka që të arrihet armëpushimi.
“Pala ruse duhet t’i japë fund fshehjes nga vendimmarrja”.
Siguri në metro: Jeta brenda strehimit kundërajror të Kievit
1/30Njerëz duke u strehuar brenda një stacioni metroje, gjatë një sulmi rus me dronë dhe raketa në Kiev, Ukrainë, më 3 korrik 2025.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/30Banorë të Kievit të mbledhur brenda një stacioni metroje, gjatë një sulmi ushtarak rus, më 29 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/30Ukrainas duke pushuar gjatë strehimit në metro, më 23 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/30Disa persona duke qëndruar në shkallët e një stacioni metroje, më 23 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/30Një familje e shtrirë për të fjetur brenda një stacioni metroje, gjatë një alarmi për sulme ruse, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/30Një grua duke fjetur gjatë strehimit në një stacion metroje në Kiev, më 29 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/30Njerëz të mbledhur për t'u strehuar në metronë e Kievit, më 29 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/30Shkallët lëvizëse të metrosë përplot me njerëz që qëndronin ulur gjatë strehimit, më 12 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/30Një vajzë duke shëtitur qenin e saj gjatë strehimit në metro, më 12 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/30Dy banore të Kievit, të shtira në dyshemenë e metrosë, duke shikuar telefonat mobilë, më 12 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
11/30Një grua duke u strehuar pranë portave të një stacioni të metrosë në Kiev, më 9 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
12/30Një grua duke qëndruar pranë një karroce për foshnje, gjatë një sulmi rus me dronë dhe raketa në Kiev, më 12 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
13/30Një person duke fjetur brenda stacionit të metrosë, gjatë një alarmi për sulme, më 9 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
14/30Ukrainas duke pushuar e duke fjetur gjatë strehimit në metro, më 9 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
15/30Dy gra duke shikuar ekranin e një telefoni mobil, teksa një qen pushonte pranë tyre, brenda një stacioni metroje, gjatë një alarmi për sulme, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
16/30Një fëmijë duke fjetur në metro, më 9 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
17/30Persona të strehuar në ambientet e një stacioni metroje në Kiev, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
18/30Një grua me sytë e mbuluar për të fjetur, gjatë strehimit në metro, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
19/30Një vajzë e mbuluar me batanije pranë një treni, gjatë strehimit në një stacion metroje në Kiev, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
20/30Ukrainas të strehuar në metronë e Kievit, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
21/30Banorë të Kievit duke qëndruar në një stacion metroje gjatë një alarmi për sulme ruse, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
22/30Ukrainas duke qëndruar në shkallët dhe dyshemenë e një stacioni metroje në Kiev, më 17 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
23/30Një familje e strehuar brenda metrosë së Kievit, më 29 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
24/30Një grua duke përkëdhelur një qen teksa po strehohej nga bombardimet në metro, më 29 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
25/30Një grua dhe qeni i saj në metronë e Kievit gjatë strehimit nga sulmet ajrore ruse, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
26/30Ukrainas duke fjetur gjatë strehimit në metro, më 12 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
27/30Banorë të Kievit teksa flinin në dyshemenë e një stacioni metroje, më 29 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
28/30Një grua dhe qeni i saj gjatë strehimit në metro, më 29 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
29/30Një person i mbuluar me batanije duke fjetur në dyshemenë e metrosë së Kievit, më 17 qershor.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
30/30Një grua dhe një djalë të shtrirë në dyshemenë e një stacioni metroje, gjatë një alarmi për bombardime, më 8 korrik.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Nëse palët do të takohen në Turqi, ky do të jetë takimi tyre i parë pas shtatë javësh. Qeveria turke ka thënë se bisedimet do të zhvillohen në Stamboll.
Kremlini nuk e ka konfirmuar datën apo vendin e rundit të ri të bisedimeve, duke thënë vetëm se është në pritje të më shumë hollësive dhe që dy palët vazhdojnë të kenë pozicione “diametralisht të kundërta”, rreth asaj se si e shohin përfundimin e konfliktit.
Kremlini ka thënë se i mirëpret bisedimet, por që “gjëja më e rëndësishme për ne është që t’i arrijmë synimet tona. Ato janë të qarta. Nuk kanë ndryshuar”.
Moska ka insistuar se çdo marrëveshje për paqe duhet të përfshijë heqjen dorë të Ukrainës nga katër rajonet që Rusia i ka aneksuar ilegalisht në shtator të vitit 2022, mirëpo nuk i ka zotëruar asnjëherë plotësisht.
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i mllefosur me mungesën e përparimit dhe i ka dhënë Moskës një afat prej 50 ditësh që të pajtohet për një marrëveshje, ose në të kundërtën do të përballet me sanksione të ashpra.
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka refuzuar ftesat e Zelenskyt për një takim ballë për ballë, dhe shpesh e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e liderit ukrainas.