Ndërlidhjet

Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.
Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.

LVV fiton bindshëm - i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

  • Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë.
  • Sipas rezultateve preliminare, fituese e zgjedhjeve është LVV-ja e Albin Kurtit, me mbi 49 për qind të votave të fituara.
  • KQZ tha se procesi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze.
  • Dalja në zgjedhje ishte 45 për qind.
21:39 28.12.2025

LVV me diferencë të madhe në vota me partinë e dytë

LVV-ja e Albin Kurtit po prin në zgjedhjet e 28 dhjetorit, teksa numërimi i votave është drejt përfundimit.

Me 93.43 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka 411.120 vota apo 49.99 për qind.

Diferenca në vota mes partisë së Kurtit dhe PDK-së së Bedri Hamzës – që është në vend të dytë me 21.07 për qind të votave – është 237.875 vota.

20:58 28.12.2025

Partia e Kurtit rrugës për ta bërë Qeverinë

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KQZ-ja, LVV-ja e Albin Kurtit është rrugës për të formuar ekzekutivin e ri të vendit.

20:43 28.12.2025

LVV prin me 50.24 për qind të votave

Me 61.63 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka thelluar epërsinë ndaj partive të tjera, duke fituar 257.390 vota apo 50.24 për qind.

Renditja e partive të tjera të mëdha shqiptare është e njëjtë, me PDK-në në vend të dytë me 20 për qind, LDK-në me 14.16 dhe AAK-në me 6.57 për qind.

Lista Serbe, ndërkaq, ka fituar 3.1 për qind të votave.

20:34 28.12.2025

Rezultatet e partive më të mëdha në Kosovë

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG