Ndërlidhjet

Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.
Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.

LVV fiton bindshëm - i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

  • Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë.
  • Sipas rezultateve preliminare, fituese e zgjedhjeve është LVV-ja e Albin Kurtit, me mbi 49 për qind të votave të fituara.
  • KQZ tha se procesi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze.
  • Dalja në zgjedhje ishte 45 për qind.
13:59 28.12.2025

Propaganda ruse në zgjedhjet në Kosovë

Para se të mbaheshin zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë, ekspertët paralajmëruan se inteligjenca artificiale po rrit rrezikun e përhapjes së propagandës ruse në media dhe rrjete sociale.

Një analizë e Radios Evropa e Lirë gjeti se në shumë prej postimeve me përmbajtje manipuluese, mohohet shtetësia e Kosovës dhe promovohen mesazhe që e paraqesin vendin si të korruptuar ose armiqësor ndaj serbëve.

Përveç mediave shtetërore ruse, si Sputnik dhe RT, narrativë të ngjashëm u shpërndanë edhe përmes kanaleve pro Kremlinit në Telegram dhe platformave të tjera online.

Për më shumë, mund të lexoni materialin më poshtë:

14:26 28.12.2025

Më pak se pesë orë deri në mbylljen e vendvotimeve

Procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po vazhdon pa parregullsi të mëdha të raportuara.

Mbarëvajtja e procesit po monitorohet nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:20 kanë votuar 18.49% e qytetarëve me të drejtë vote.

Vendvotim në Mitrovicë të Jugut.
Vendvotim në Mitrovicë të Jugut.
14:37 28.12.2025

Prioritetet e pritshme të Qeverisë së re të Kosovës sipas analistëve

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave, thotë se prioritet kryesor për Qeverinë e re, që pritet të dalë pas zgjedhjeve të sotme, duhet të jetë riparimi i besueshmërisë me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, si: SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai thekson nevojën për një koordinim të disiplinuar, sidomos në fushat e sigurisë dhe dialogut me Serbinë, për të çuar përpara agjendën e Kosovës.

Në anën tjetër, Ilir Deda, ish-deputet, thotë se Qeveria e ardhshme duhet të fillojë menjëherë bashkëpunimin me shtetet e Quint-it për tema të bllokuara, si: anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe zbatimi i Asociacionit funksional për komunat me shumicë serbe.

Deda gjithashtu rendit si prioritet ndërtimin e një pakete socio-ekonomike për të stimuluar sektorin privat dhe rritjen e të ardhurave për qytetarët.

14:54 28.12.2025

Shkurtimisht për ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e votuesve deri në orën 14:00 ka qenë 18 për qind.
  • Aktualisht, Ranillugu prin me pjesëmarrjen më të lartë, mbi 33 për qind, ndërsa Zubin Potoku ka pjesëmarrjen më të ulët, pak mbi 3 për qind.
  • KQZ-ja ka raportuar probleme me energjinë elektrike në gjashtë qendra votimi në komunat Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan, të cilat janë zgjidhur.
  • Në Mitrovicën e Veriut, pjesëtarë të Listës Serbe - partisë më të madhe serbe në Kosovë - kanë shkuar të votojnë në mënyrë kolektive, siç ndodh zakonisht.
  • Kandidatët për kryeministër, Albin Kurti (LVV), Bedri Hamza (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
  • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfaqur shpresën që rezultatet e zgjedhjeve do të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG