Ndërlidhjet

Tetë persona marrin ndihmë mjekësore pas zjarrit në Pejë


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Tetë persona po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pas djegies së një objekti afarist në Pejë.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, gjendja e pacientëve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet spitalore bënë të ditur se pacientët janë kryesisht me simptoma të helmimit nga tymi.

Paraditen e së shtunës, në qytetin e Pejës, një qendër tregtare u përfshi nga zjarri.

Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit e as dëmet materiale.

XS
SM
MD
LG