Ndërlidhjet

Osaka: 27 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Së paku 27 persona besohet se vdiqën në Japoni pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë në periferi të qytetit Osaka.

Policia japoneze është duke i hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit derisa besohet se dikush mund ta ketë vënë zjarrin qëllimisht.

Sipas mediave lokale, viktimat e këtij incidenti pësuan sulm “kardio-pulmonar”, term ky që shpesh përdoret në raportet preliminare para se vdekja të konfirmohet zyrtarisht.

Pamje të shumta nga vendi i ngjarjes tregonin shumë tym derisa kati i katërt i ndërtesës u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e shuan zjarrin pas pothuajse 30 minutash.

Ndërtesa në Osaka, e cila u përfshi nga zjarri, ndodhet në një zonë të ngarkuar komerciale.

Në vitin 2019, Japonia u prek nga tragjedia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Një burrë i vuri flakën një studioje filmike në Kioto, incident në të cilin vdiqën 36 persona.

XS
SM
MD
LG