Me qëllim të përmirësimit të kushteve të sektorit privat dhe për investitorët e huaj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka krijuar disa parqe industriale në Kosovë.
Nga shtatë parqe, sa janë në nivel vendi, Parku i Biznesit në Drenas, ai në Mitrovicë dhe në Suharekë, janë në funksion apo janë në proces të përfundimit, ndërsa katër të tjera ende janë në proces të punimeve.
Parku i Biznesit në Drenas, që konsiderohet edhe më i madhi, shtrihet në kilometrin e 22 të Magjistrales Prishtinë - Pejë dhe përfshin një sipërfaqe prej 24 hektarësh.
Në këtë hapësirë janë të vendosura 32 biznese, shtatë nga to janë biznese me kapital të huaj, ndërkaq mbi 30 milionë euro janë investime të zotuara. Aktualisht, në këtë park janë të punësuar 250 punëtorë, kurse sipas premtimeve të kompanive, numri i punëtorëve do të shkojë deri në 900.
Një ndër kompanitë që zhvillon aktivitetin në këtë park, është kompania “Shehu”, që bën prodhimin e shkallëve dhe dyerve të hyrjes.
Kreshnik Shehu, pronar i kësaj kompanie, për Radion Evropa e Lirë, tregon se arsyeja e vendosjes në këtë park është premtimi se do të ketë ujë dhe energji pandërprerë. Ai në shfrytëzim ka 25 ari, ndërkaq qiranë që e paguan e konsideron të arsyeshme.
Deri në fazën finale, Shehu premton se do të investojë 460 mijë euro, ndërkaq do të punësojë 25 punëtorë, e që aktualisht të ka punësuar 12 punëtorë.
“Arsyeja kryesore është se gjendet në mesin e Kosovës, pasi çdo qytet pothuajse është në distancë të njëjtë kohore, ashtu edhe me kilometër. Arsye tjetër është se kanë premtuar se do të ketë ujë dhe rrymë 24 orë pa ndërprerë”, tregon Shehu.
Parku i biznesit nënkupton ndërtimin e infrastrukturës fizike, të kompletuar dhe të gatshme për ushtrimin e veprimtarive të bizneseve. Parqet e biznesit janë hapësira të ndara në parcela të caktuara, varësisht prej sipërfaqes apo veprimtarisë që ushtron kompania.
Valdrin Lluka, nga Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, shprehet se krijimi i zonave ekonomike paraqet instrumentin kryesor të politikës së Qeverisë për mbështetjen e investimit privat në Kosovë.
Duke marrë parasysh faktin, siç thotë Lluka, se sfidë e institucioneve paraqitet infrastruktura mr energji dhe ujësjellës, këto zona ofrojnë infrastrukturë të gatshme për fillimin e biznesit.
“Nëse një investitor i huaj apo lokal, vendos që të investojë në një lokacion ku nuk ka infrastrukturë, atëherë sjell vështirësi të mëdha për investitorin. Kurse, zonat ekonomike dhe parqet industriale e eliminojnë këtë problem”, shprehet Lluka.
Krijimi i parqeve ekonomike ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit, vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike.
Edmon Hajrizi, udhëheqës i Universitetit Privat për Biznes dhe Teknologji, konsideron se krijimi i këtyre parqeve, është atraktiv për investitorët e huaj.
Megjithatë, ai konsideron se autoritetet kompetente duhet që, në mënyrë të përkryer, të krijojnë kushte për këto biznese.
“Është mirë që shteti dhe komunat e Kosovës, kanë mundësi të krijojnë zona me një infrastrukturë të përshtatshme dhe me disa parametra mbështetës për bizneset në kuptimin e vendit, ndoshta falas, ndoshta me një qira më të ulët, me politika të caktuara fiskale në atë zonë. Kështu që, ato do të ndikojnë shumë mirë në shprehjen e interesit të vendosjeve të bizneseve qoftë vendore, por edhe të investitorëve të huaj”, konsideron Hajrizi.
Sidoqoftë, përveç parqeve të biznesit, autoritetet kompetente në Kosovë tashmë kanë krijuar edhe parqe teknologjike, zona industriale dhe inkubatorë të bizneseve.