81 vjet burgim për krime lufte për katërshen e UÇK-së
Your browser doesn’t support HTML5
Katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim. Dënim i njëjtë iu shqiptua edhe Jakup Krasniqit, kurse Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13. Vendimi u prit me zhgënjim në Kosovë, ku u zhvilluan edhe protesta. SHBA-ja u bëri thirrje palëve ta pranojnë aktgjykimin e Hagës, i cili pritet të apelohet nga të dënuarit.