Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës nuk ndërton marrëdhënie kushtëzimi me BE-në dhe në këtë kuptim as për vazhdimin e dialogut me Serbinë, thotë Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Strategjia nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, duhet të zbatohet bashkërisht, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Njohësit serbë të zhvillimeve politike në Kosovë vlerësojnë se integrimi i pjesëtarëve serbë të së ashtuquajturës “Mbrojtje civile” në institucionet e Kosovës do t’i ulë tensionet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kryeministri Mustafa, ka theksuar se përfaqësuesit e institucioneve janë pajtuar që deri më 15 janar, “të përgatitet raporti final lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian.
Të tre liderët e partive opozitare në Kosovë, e kanë vlerësuar protestën e së shtunës si më masiven dhe më të mirën që ka ndodhur në Kosovë që nga lufta e deri më sot. Sipas tyre, qytetarët e Kosovës dëshmuan se duan që kjo qeveri të japë dorëheqje sa më parë.
Protesta e thirrur nga tri partitë opozitare, u përshkallëzua kur një grup protestuesish hodhi gurë, mjete piroteknike dhe koktej molotovi drejt Policisë dhe objektit të Qeverisë së Kosovës. Autoritetet e rendit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në Kosovë ende nuk janë ndërmarrë hapa në drejtim të themelimit të këtij Asociacioni. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se do të formojnë një grup gjithëpërfshirës që do të merret me Asociacionin.
Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është synimi kryesor i serbëve të Kosovës, vlerësojnë përfaqësuesit e serbëve në institucione.
Viti 2015 ka qenë vit me mjaft suksese për sportin e Kosovës dhe tashmë sportistët dhe mekanizmat e sportit kanë ambicie të mëdha për vitin 2016.
Ndonëse qytetarët , shqiptarë dhe serbë, kanë mjaft pritje, për të cilat shpresojnë të realizohen gjatë vitit 2016, megjithatë, shumica e tyre janë skeptik.
Elma Gjyshinca, që ishte arrestuar për përfshirje në terrorizëm në Bosnje e Hercegovinë, është ndaluar nga Policia e Kosovës, dhe pas intervistimit, është liruar. Elma, 21 vjeçe, boshnjake nga Mitrovica, është arrestuar më 25 nëntor në qytetin e Bosnjës, Kalesija.
Lista Serbe nuk e ka ndërmend ta mbështes nismën për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, ka thënë Dalibor Jevtiq, ministër serb në Qeverinë e Kosovës.
Në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë, mbrëmë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Ipeshkvi Dodë Gjergji, ka kritikuar institucionet dhe politikanët lidhur me ngjarjet e fundit në skenën politike në vend.
Udhëheqësit e institucioneve në Kosovë kanë thënë se do të respektojnë vendimin e Kushtetueses. Partitë politike në opozitë kërkojnë dorëheqjen e bartësve të institucioneve qendrore të Republikës.
Nëse Kosova përmbush 8 kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian për liberalizim të vizave, rekomandimi pozitiv është i mundur më herët se në fund të vitit 2016, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane.
Autoritetet e Malit të Zi kanë theksuar se brenda dy vjetësh do të bëhet shënjimi definitiv i kufirit me Kosovën, ndërkaq marrëveshja për demarkacionin e kufirit, nuk vihet në dyshim nga qeveritë e të dy vendeve.
Njohës të zhvillimeve politike, ish zyrtarë të institucioneve të larta të Kosovës, shqiptarë dhe serbë, kanë debatuar lidhur me çështjen e procesit të pajtimit ndërmjet popujve pas luftërave në rajonin e Ballkanit.
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër edhe të mërkurën, duke i quajtur të pakuptimta vonesat e BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, për vitin 2016.
Shfaq më shumë