Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është tubimi më i madh dhe më i rëndësishëm i shkencave albanologjike, të cilat janë shumë-dimensionale dhe multi-disiplinare, thonë studiuesit, shqiptarë dhe të huaj.
Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe janë dy terme për një mekanizëm dhe ato kanë dallime në kuptime, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe juridike.
Procesi i integrimit të të një numri të pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në institucionet e Kosovës ka nisur, por problematike duket se do të jetë çështja e atyre që nuk do të integrohen...
Në Prishtinë, të hënën është hapur Seminari i 34-të Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminari është vlerësuar si një nga ngjarjet me të rëndësishme kulturore dhe shkencore të Kosovës.
Ditën e hënë, Kuvendi i Kosovës do të votojë sërish për ndryshimet kushtetuese që do ta hapin rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Bastisja dhe kontrolli i dy institucioneve financiare, në Graçanicë dhe Mitrovicë të veriut, të mërkurën, është ndërmarrë me dyshimin për shmangie të tatimit, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës thonë se janë në betejë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, ndërkohë që autoritetet e Serbisë, thonë se po bëjnë çdo gjë për ta penguar një gjë të tillë.
"Lista Serbe do ta votojë amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale, por nuk do të votojë për themelimin e FAK-ut, në formën që ekzistojnë propozimet tash për tash", thotë Branimir Stojanoviq.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur që në seancën e radhës nuk do të diskutohet çështja e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpërbërjen, përkatësisht, integrimin në institucione të 483 personave nga formacioni i ashtuquajtur “Mbrojtja civile” që vepron në veri të Kosovës, ka nxitur reagime të liderëve serbë në veri të vendit.
Kosova nuk është çerdhe e as promovuese, por është cak dhe shënjestër e terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, ka thënë në një konferencë, Shpend Maxhuni drejtor i Policisë së Kosovës.
Pas deklaratave në Prishtinë, të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, se Greqia është e gatshme ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në Interpol, autoritetet në Serbi kanë reaguar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën e diel ka gjetur armë, municion dhe disa rroba, te liqeni i Badovcit. Ditë më parë afër këtij lokacioni ishin arrestuar 3 persona të dyshuar për terrorizëm.
Procesi për zbardhjen e të pagjeturve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ka shënuar ngecje tash e 3 muaj, që nga gërmimi i fundit në një lokacion të dyshuar si varrezë masive, në rrethinën e Novi pazarit, në Serbi.
Në qoftë se do të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pakon e temave për të cilat është diskutuar në Bruksel, barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes, do të hiqet më 1 tetor, thotë Agim Bahtiri.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe njohës të rrethanave të sigurisë në vend, vlerësojnë se Kosova nuk është imune ndaj terrorizmit, ndërkohë që sipas tyre, institucionet po bëjnë punën e tyre.
Kosova nuk ka rrezik të lartë nga grupi militant Shteti Islamik, sepse ky grup sulmon shtetet me ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare, thotë për REL, Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga Lista Serbe, në dialogun Kosovë - Serbi në Bruksel, janë pjesë e delegacionit nga Beogradi. Këtë e ka konfirmuar Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së veriut, nga Lista Serbe.
Shfaq më shumë