Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Lista Serbe thotë se është e rëndësishme që sipas marrëveshjes me koalicionin qeverisës, LDK-PDK, nuk do të ketë hapa të njëanshëm për privatizimin e ndërmarrjeve në zonat e banuara me shumicë serbe
Nocionet fondament dhe fundamentalist religjioz jo rrallë keqkuptohen, thonë përfaqësues të bashkësive fetare në Kosovë. E, ekspertët e sociologjisë së religjionit shpjegojnë se si erdhi te konotacioni negativ.
Në Kozarevë të Novi Pazarit, të enjten kanë nisur gërmimet vlerësuese, për hulumtimin e një varreze të mundshme masive. Gërmimet kanë nisur në bazë të disa hetimeve të zyrtarëve të prokurorisë për krime lufte.
Përfaqësuesit e Listës Serbe po presin ftesën nga Qeveria e Kosovës për të biseduar për kthimin në institucione. Aleksandar Jablanoviq, thotë se për kthim nevojitet formimi i Asociacionit të komunave serbe.
Organizata joqeveritare në Serbi, Këshilli Rinor për Arsim, ka tërhequr ftesat për ministrat e Jashtëm të Serbisë, Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë për një konferencë rajonale, ka njoftuar përmes një mesazhi në Twitter kjo organizatë.
Disa mijëra qytetarë në Prishtinë, kanë nisur protestën e organizuar nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, siç është thënë, me moton “kundër kapjes së shtetit”.
Policia e Kosovës, gjatë një bastisjeje në Mitrovicë të jugut, ka shoqëruar për në polici 9 shtetas të huaj, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në mënyrë jolegale.
Të hënën në mbrëmje në Zubin Potok, në parkingun e Policisë së Kosovës është hedhur një granatë dore me ç'rast ka pasur vetëm dëme materiale në shtatë vetura, konfirmojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Ditëve të fundit në Mitrovicën e veriut janë shënuar një varg incidentesh, të ndara, ku është plagosur një serb me thikë, ndërkaq në incidentin tjetër, një shqiptar është zhdukur. Përfaqësuesit e serbëve në veri thonë se të gjitha këto incidente po e tensionojnë situatën.
Synimet që i ka vënë para vetes Qeveria e Kosovës lidhur me integrimet evropiane janë reale, por ende kërkohet mjaft punë, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane në Kosovë.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, analisti Naim Rashiti, ka theksuar se veriu i Kosovës po futet në një "status quo" të re, e cila është komode për të gjithë faktorët në këtë pjesë të vendit.
Disa pika të marrëveshjes së koalicionit, zbatimi i së cilës është kusht nga Lista Serbe për kthimin e përfaqësuesve të saj në institucione të Kosovës, mund të zbatohen shpejt, bëjnë të ditur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Njësia për krime lufte e Gjykatës së Apelit në Beograd ka revokuar vendimin e shkallës së parë, me të cilin pjesëtarët e formacionit paramilitar “Çakallët” ishin dënuar me burgim shumëvjeçar për shkak të krimeve në fshatrat afër Pejës gjatë vitit 1999.
Lista Serbe nuk e përjashton mundësinë e kthimit në institucionet e Kosovës, por fillimisht thotë se do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës që për festën e Pashkëve ortodokse t'ua mundësojnë serbëve t’i vizitojnë vendlindjet e tyre, përfshirë këtu edhe Gjakovën.
Njoftimi nga ana e Qeverisë së Kosovës se është arritur marrëveshje për çështjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, ka nxitur reagimin e përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës.
Mogherini gjatë vizitës në Prishtinë, ka theksuar pritjet e saj që të lëvizet në drejtim pozitiv lidhur me formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, si dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.
Në 16 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe, autoritetet e Kosovës kanë falendëruar vendet anëtare të NATO-s për kontributin e tyre për mbrojtjen e popullit të Kosovës.
Përfaqësuesit e serbëve në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, në takimin e së mërkures në Graçanicë, kanë vendosur që përmes formimit të Asociacionit të komunave serbe, të veprojnë të unifikuar.
Shfaq më shumë