Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka bërë shumë për arbëreshët e Italisë - u ka dhënë mundësinë e qasjes ndaj gjuhës arbëreshe dhe duke fuqizuar edhe më shumë kulturën e tyre, thotë për Radion Evropa e Lirë, albanologu arbëresh, Agostino Giordano.
Kosova ka bërë ndryshime, por Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare nuk e ka ndryshuar esencën dhe i ka ruajtur traditat e mira, që janë karakteristike për të, thotë Aleksandar Rusakov.
Misioni i UNMIK-ut është gjetur nën kritikën e Amnesty International, e cila ka publikuar raportin, në të cilin thuhet se ky mision nuk ka bërë mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Disa qytetarë të Prishtinës vlerësojnë se interesimi për zgjedhjet e nëntorit mungon, për shkak se shumica e qytetarëve janë të zhgënjyer me qeverisjet e deritashme nëpër komuna.
Ideja e Beogradit për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të nëntorit në Kosovë me një Listë të përbashkët serbe, i ka ndarë në mendime liderët serbë të Kosovës qendrore.
Zgjedhjet nuk kanë elemente të statusit neutral, sepse mbahen sipas një ligji të caktuar, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti, analist i Grupit të Ballkanit për Politika.
Veprimet eventuale të Qeverisë së Serbisë për ndërrimin e funksionarëve në veriun e Kosovës nuk do të jenë befasi, vlerësojnë liderët serbë të veriut të Kosovës, duke thënë se kanë kundërpërgjigje për një gjë të tillë.
Në veri të Kosovës kanë mbetur dy barrikada, të cilat e pengojnë lirinë e lëvizjes, por heqja e tyre është vlerësuar si politike nga mekanizmat e sigurisë në vend.
Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë i caktoi Zharko Veselinoviqit masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa Sllobodan Repiq u lirua nga mbajtja policore.
Serbët në veri të Kosovës e kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë – Leposaviq në fshatin Rudarë. Protesta e serbëve ka nisur për shkak të arrestimit të dy personave nga policia e EULEX-it.
Në veriun e Kosovës nuk pritet përkeqësim i situatës së sigurisë e cila do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, si dhe në pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, vlerësojnë liderët politik të serbëve të veriut dhe njohësit e çështjeve të sigurisë në vend.
Kërkesën për të marrë statusin e komunës së re e kanë bërë 11 lokalitete në Kosovë, por ato nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore, është thënë në analizën e prezantuar nga Institutit për Hulumtime të Avancuara-GAP.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se më 25 korrik do të riatdhesohet kontingjenti i parë i kosovarëve që aktualisht janë ndaluar në Hungari.
Serbët e veriut vazhdojnë ta kundërshtojnë propozimin e autoriteteve të Beogradit që në zgjedhjet lokale të Kosovës të dalin me një listë të përbashkët.
Beogradi po vazhdon lojën e dyfishtë lidhur me integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë thonë se deri më 1 shtator Kosova duhet të vendosë rrjetin e gjykatave në veri. Por, këtë vazhdojnë ta kundërshtojnë liderët e serbëve të veriut.
Deri në fund të këtij viti, mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të rishikohet edhe një herë, kanë paralajmëruar zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës përgjegjëse për këtë forcë.
Migrimi i shtuar i kosovarëve drejt vendeve të Evropës perëndimore për të kërkuar azil, është një fenomen shqetësues kanë vlerësuar zyrtarët e institucioneve qeveritare të vendit dhe njohësit e integrimeve evropiane.
Shfaq më shumë