Doruntina Baliu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Protestat e qytetarëve serbë kundër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës, hynë të hënën në javën e dytë. Derisa zgjedhjet e reja lokale diskutohen si mundësi për shtensionimin e situatës, edhe Qeveria e Kosovës, edhe serbët lokalë kanë fillimisht kushte për mbajtjen e tyre.
Trazirat në veri të Kosovës, që i shkaktuan zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, mund edhe të përfundojnë me zgjedhje lokale. Kjo është një nga thirrjet që komuniteti ndërkombëtar po i bën Kosovës, me qëllim shtensionimin e situatës në veriun e banuar me shumicë serbe.
Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe. Ai është njëri nga katër kryetarët e zgjedhur në veri të Kosovës në zgjedhjet lokale që u bojkotuan nga serbët.
Qytetarë shqiptarë e serbë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, patën pritje krejt të ndryshme nga kryetarët e sapozgjedhur atje.
Kosova - sikurse edhe vendet e tjera që gëzojnë lëvizje të lirë - do të jetë nën llupën e BE-së. Blloku ka mekanizma ndëshkues nëse vëren që qytetarët e një vendi joanëtar keqpërdorin lëvizjen pa viza.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë miratuar Deklaratën e Uashingtonit, që parasheh dislokimin e rregullt të një nëndetëseje amerikane në ujërat koreanojugore. Kjo do të bëhet për t’iu kundërvënë kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut, që udhëhiqet nga Kim Jong Un.
Dashuria për kafshë iu shndërrua në karrierë Adelina Xhaferit nga Prishtina. Përveçse menaxhon një kompani që prodhon ushqim për qentë, ajo po punon për t’iu siguruar ushqime edhe qenve endacakë në gjithë territorin e Kosovës.
Disa gazetarë afganë, të strehuar në Kosovë, thonë se e ndiejnë mungesën e familjes dhe të traditave afgane në muajin e Ramazanit. Tash e disa javë, ata kanë krijuar një rutinë të jetës dhe të punës, shumë kilometra larg vendlindjes së trazuar nga regjimi taliban.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se qëllimi përfundimtar i Uashingtonit nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke.
Shfaq më shumë