Marrëveshjet e ekstradimit u nënshkruan për të parandaluar keqpërdorimin e shtetësisë së dyfishtë dhe praktikën e arratisjes në vendet fqinje, me qëllim shmangien nga drejtësia.
Edhe pse me vendim gjykate i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike dhe nuk gjendet në asnjë listë kandidatësh, Millorad Dodik vazhdon të jetë figura qendrore e fushatës zgjedhore në Republikën Sërpska.
E ardhmja e mundësive ekonomike të Serbisë do të varet nga vendimet politike dhe zgjedhjet e partneriteteve që ajo bën sot, paralajmëron Departamenti amerikan i Shtetit në një koment për Radion Evropa e Lirë, lidhur me afrimin e Serbisë me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale.
Aisha Omeroviq humbi dy djemtë e saj dhe edhe 40 anëtarë të familjes në gjenocidin në Srebrenicë. Para 24 vjetësh, ajo u kthye në vendin ku u vranë të afërmit e saj. Më shumë se tri dekada më vonë, ajo flet për humbjen, kujtimet dhe jetën pas gjenocidit.
Disa miratojnë deklarata, të tjerë do ta zhvendosnin në Bruksel, ndërsa të tjerët e mbështesin. Kështu partitë politike në Bosnje dhe Hercegovinë e shohin të ardhmen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në prag të mbledhjes së Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC).
Edhe 24 orë pasi u publikua lajmi për tërheqjen nga posti i përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, arsyet e këtij vendimi të Christian Schmidtit nuk janë ende të qarta.
Dronët kinezë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në qiellin mbi Bosnjë dhe Hercegovinë. Të dhënat tregojnë se vetëm vitin e kaluar në vend janë importuar një rekord prej 4.2 tonësh dronësh, me një vlerë prej rreth 1.5 milion eurosh.
I ftuari më i fundit nga Moska në Republikën Sërpska është Aleksandar Grushko, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Rusisë, përgjegjës për Evropën.
Millorad Dodik nuk ka udhëtuar në Rusi që nga heqja e sanksioneve të SHBA-së, por ai jep rregullisht intervista për mediat e lidhura me Kremlinin, ku kryesisht e lavdëron presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kritikon BE-në.
Ndërsa shefi i diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, paralajmëron për rrezikun e një tronditjeje globale, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, e përshkruan situatën në Lindjen e Mesme si një “konfirmim të kërcënimit ideologjik iranian”.
SHBA-ja hoqi sanksionet ndaj Millorad Dodikut, duke hapur një kapitull të ri politik në Bosnje dhe Hercegovinë. Ky vendim pasqyron angazhimin amerikan për stabilitet dhe shmangien e ndikimit rus në rajon.
Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, dhe të Serbisë – Millorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq – vazhdojnë të mbajnë kontakte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk parashikon të drejtë për vetëvendosje për entitetet, që do të thotë se as paralajmërimi për miratimin e një rezolute për vetëvendosjen e Republikës Sërpska (RS), i iniciuar nga Kuvendi i këtij entiteti, nuk ka fuqi juridike.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor, me rreth 20 milionë banorë, rrezikon të mbetet pa burime informacioni nga mediat që nuk janë nën ndikimin e forcave kryesore politike në shtetet e rajonit.
Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës.
Kur ka kaluar pothuajse një ditë nga urdhri i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për ta ndaluar udhëheqësinë e Republikës Sërpska për të marrë në pyetje, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Millorad Dodik po gjykohet për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, dhe vendimi pritet të shpallet të mërkurën, më 26 shkurt.
Referendum për shkëputjen e Republikës Sërpska (RS), heqje të kompetencave të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës në territorin e këtij entiteti dhe tërheqje nga institucionet shtetërore.
Detyrë e grupit të punës ishte të hartonte një plan për shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës.
Në mesin e qytetarëve rusë që ekipi i REL-it i takoi pranë pikës kufitare në Gradishkë, më së shumti ka çeçenë.
Shfaq më shumë