Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili e drejtonte Serbinë, qoftë si president, qoftë si kryeministër, që nga viti 2014.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 25 tetor, shihen nga shumëkush si sprova më e madhe deri më tani për liderin populist Aleksandar Vuçiq.
Në prag të zgjedhjeve në Serbi, punonjësve të institucioneve që funksionojnë nën autoritetin e Beogradit në Kosovë u bëhet presion të votojnë për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), sipas dëshmive të katër burimeve të Radios Evropa e Lirë.
Numri i votuesve nga Kosova është rritur me më shumë se 20 mijë mes dy cikleve zgjedhore në Serbi, tregon një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po e zbrazin arkën e shtetit. Deri më tani, ato u kanë kushtuar qytetarëve së paku 16.5 milionë euro, tregon një analizë e Radios Evropa e Lirë.
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës, Sergei Pryadkin, është bërë shtetas i Serbisë me vendim të autoriteteve serbe, konstatoi Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë nga analiza e dokumenteve zyrtare të Qeverisë serbe.
Međunarodna izložba EXPO, Srpska pravoslavna crkva (SPC), autoput u bosanskohercegovačkom entitetu Republika Srpska, Kancelarija za Kosovo. Na sve to je, između ostalog, država Srbija trošila novac iz rezerve u budžetu.
Qeveria serbe i ka lidhur tri kontrata me firma amerikane për lobim, Dhoma e Tregtisë e ka një dhe dy kontrata janë me kompani private serbe që kanë marrë kontrata fitimprurëse infrastrukturore nga shteti në të kaluarën.
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte pagë si deputete, por edhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik të Pejës në Kosovë.
Gjatë katër vjetëve të fundit, Serbia ka importuar më shumë se katër milionë tonë qymyr nga Indonezia, për nevojat e kompanisë shtetërore të energjisë elektrike, Elektro-ekonomia e Serbisë (EPS).
Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit - i sanksionuar nga SHBA dhe i akuzuar nga autoritetet e Kosovës për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë - vazhdon të fitojë kontrata milionëshe nga institucionet e Serbisë për projekte ndërtimore në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Kompania “Rad 028” e Radulle Steviqit nuk gjendet në adresën në Kosovë, ku figuron e regjistruar në sistemin serb. Por, kjo nuk i pengon institucionet e Serbisë që t’i ndajnë asaj kontrata milionëshe për punë ndërtimore.
Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka ligje që rregullojnë përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale (IA).
Dy autobusë, pajisje komunikimi dhe pankarta me mesazhin politik "Serbia fiton". Të gjitha këto u konfiskuan nga Policia e Malit të Zi, e cila e dëboi një grup prej rreth 90 burrash, qytetarë serbë, nga aeroporti i Tivatit, më 3 qershor.
Među oko devedeset muškaraca koji su iz Crne Gore deportovani u Srbiju RSE je, alatima za prepoznavanje lica, identifikovao pristalice vladajuće Srpske napredne stranke, kao i optužene za napade na antivladine demonstrante.
Kompanitë e grupit kinez Shandong (Shandong High Speed) kanë realizuar afro 200 milionë euro të ardhura në Serbi, duke u renditur ndër partnerët kryesorë të Qeverisë së këtij vendi në projektet ndërtimore.
Kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit po marrin nga shteti i Serbisë leje për gurore, në afërsi të segmentit të planifikuar të autostradës drejt Malit të Zi.
Dy miliardë euro, të cilat, sipas raportimeve, janë siguruar nga një biznesmen serb, kanë rihapur çështjen se kush do të jetë pronari i ri i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).
Biznesmeni nga veriu i Kosovës, Radulle Steviq, i cili është në kërkim nga autoritetet kosovare për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë, është pronar i dy apartamenteve luksoze në Beograd, me vlerë milionëshe.
Shfaq më shumë