Tash e 13 vjet në Komunën e Dragashit ekzistojnë dy xhami ilegale ku falen kryesisht qytetarë të komunitetit goran. Zyrtarë të Bashkësisë Islame kanë thënë se nuk kanë kompetenca për këto dy xhami, derisa u kanë bërë thirrje organeve të rendit që t’i kontrollojnë këto aktivitete.
Kosova nuk është imune dhe personat e radikalizuar mund të kryejnë dhunë, thuhet në draft-strategjinë Shtetërore Kundër Terrorizmit për vitet 2018 – 2022, që është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës.
Viti 2012 shënon fillimin e rrugës së kosovarëve drejt zonave të luftës në Siri dhe Irak. Numri i kosovarëve që i janë bashkuar grupeve të armatosura në zonat e luftës është mbi 300, ku përfshihen edhe familje. (Animacioni: Lendi Susuri)
Kosova është e ekspozuar ndaj një fushate të gjerë ndikimi në rritje të ndërhyrjes ruse veçanërisht që nga viti 2008, thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Pas Serbisë, Rusia mbetet kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës. (Montazhi: Ibrahim Berisha)
Rreth 50 persona qëndruan së bashku në një shtëpi të braktisur në fshatin Debëllde të Vitisë në vitin 2011. Dyshimet e Policisë së Kosovës flasin se për dy javë këta të rinj dëgjuan ligjërata nga imamë të ndryshëm.
Xhihad Vuqiterna është njëri nga 21 personat në Kosovë që mbajnë këtë emër. Xhihadi, 35 vjeç, i cili ka punuar edhe me ushtarët amerikanë në Kosovë thotë se emri i tij nuk e ka penguar asnjëherë në jetë.(Kamera: Ibrahim Berisha/Montazhi: Bardh Krasniqi)
Librat fetarë që kanë qarkulluar që disa vite nëpër burgjet e Kosovës thuhet se kanë ndikuar në radikalizmin e të burgosurve. Kjo ka bërë që Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, të fillojë të kontrollojë literaturën që u bie në dorë të burgosurve.