Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Jetët e qindra migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Azia, që jetojnë në një kamp në Bosnje, janë në rrezik. Organizatat e ndihmës paralajmërojnë për katastrofë humanitare.
Protestat antiqeveritare kanë përfshrië Hong Kongun tash e sa muaj dhe situata nuk tregon shenja të qetësimit. A do ta humbasin durimin udhëheqësit në Pekin?
Rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë solli fundin e një qyteti të ndarë, çlirimin e Gjermanisë Lindore dhe më vonë të pjesës tjetër të Evropës Lindore, nga sundimi komunist i Bashkimit Sovjetik. Tri dekada pas, sa kanë ndryshuar gjërat?
Ministri Tomas Petricek flet për refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut nga Këshilli Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, për ndikimin rus në rajon e të tjera.
Udhëheqësi i një prej organizatave më të dhunshme terroriste, Abu Bakr al-Baghdadi, është kërkuar me vite. Ai është vrarë në një sulm të forcave amerikane. Çfarë do të thotë vdekja e tij për grupin militant Shteti Islamik dhe për ekstremizmin në Lindjen e Mesme?
“Nëse nuk ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara”, thotë ndër të tjera, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Që 16 vjet, Brukseli u ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor - një rajoni të paqëndrueshëm të kontinentit - të ardhme në Bashkimin Evropian. Por, zgjerimi nuk duket se është më në agjendë.
Turqia është pajtuar të ndalojë ofensivën kundër kurdëve në verilindje të Sirisë, e cila, për më shumë se një javë, ka bërë kërdinë dhe ka nxitur zemërim të madh në botë. Marrëveshja është fitore për Turqinë, thonë analistët.
Njëzet vjet pas ndërhyrjes ushtarake në ish-Jugosllavi, së bashku me vendet e tjera të NATO-s, Uashingtoni po përpiqet të sjellë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve… dhe me gjasë të ndërmjetësojë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
Në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit shqetësim mbetet numri i madh i qytetarëve që emigrojnë apo duan të emigrojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Vendimi i demokratëve në Shtetet e Bashkuara për të nisur procedurat e shkarkimit të presidentit Donald Trump, e ka futur këtë vend në një rrugë, fundi i së cilës vështirë se mund të shihet… apo parashikohet.
Irani është fajësuar për sulmet në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, edhe pse nuk dihet ende sigurt se ku është shtypur susta shkrehëse. Sulmet mund të hapin një front të ri në konfrontimin midis Riadit dhe Teheranit.
Migrimi edhe një herë mund të bëhet një nga çështjet më të rëndësishme në Evropë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do t’ua hapë dyert mijera migrantëve që ikin nga vatrat e luftës.
Shfaq më shumë