Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka shtyrë diskutimin rreth iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të komunës së Butelit në Shkup për vendosjen e një kryqi të lartë 55 metra në hyrje të kësaj komune. Vendimi u mor me arsyetimin e mungesës së njërit nga gjykatësit.
Përkundër faktit të mbylljes së rrugës Ballkanike, janë shtuar zërat për mundësinë e “shtimit të fluksit të kalimit në mënyrë ilegale të kufirit” për të gjithë ata refugjatë që “vazhdojnë të mbeten brenda territorit ballkanik”.
Për të hënën janë paralajmëruar protesta, nga ana e organizatorëve të “Revolucionit shumëngjyrësh”, pasi të dielën në mesnatë skadon ultimatumi i sektorit civil që Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, të prononcohet rreth kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike.
Mbi 400 milionë dollarë hyjnë në Maqedoni përmes transferimeve bankare, por ekspertët në një studim kanë vlerësuar se shuma reale e të hyrave nga mërgimtarët, kryesisht shqiptarë, në Maqedoni është mbi 1 miliard e gjysmë dollarë.
Problemet politike në Maqedoni dhe humbja e kredibilitetit të udhëheqjes aktuale në vend, pamundëson vazhdimin e bisedimeve me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, që do të mund të hapte rrugën e integrimeve për vendin.
Deputetët e opozitës në Maqedoni, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, thanë në Kuvend se me aktet për faljen e politikanëve që hetohen nga Prokuroria Speciale, presidenti Ivanov ka shkelur Ligjin për falje dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë nga Maqedonia, kanë udhëtuar për në Paris, që nga afër të shijojnë emocionet që sjell loja e së shtunës e kombëtares së Shqipërisë gjatë përballjes me Zvicrën.
Një pjesë e personaliteteve publike, kritikues të pushtetit, u dënuan me 50 euro gjobë për, siç thuhet, dëmtim të objekteve të institucioneve shtetërore.
I dërguari gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, u bëri thirrje partive në Maqedoni që prokurorit special t'i mundësohet përmbushja e mandatit pa pengesa dhe lirshëm.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka tërhequr vendimin për faljen e politikanëve që hetohen nga Prokuroria Speciale Publike për krime të ndryshme.
Organizatorët e "Revolucionit shumëngjyrësh“ kanë theksuar se dalja e qytetarëve të Maqedonisë në rrugë ka sjellë më shumë rezultate, përfshirë anulimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të caktuara më 5 qershor, dhe tërheqjen e pjesshme e vendimit të presidentit të Maqedonisë për faljen e politikanëve të cilët hetohen nga Prokuroria Speciale Publike.
Në Maqedoni bie interesimi për t’u marrë me blegtori. Numri i deleve, krahasuar me vitin e kaluar, është ulur për 5.8 për qind. Derisa gjatë vitit 2014, kishte 740 mijë krerë, gjatë vitit 2015 ky numër është ulur në 733 mijë krerëdele.
Lëvizja Protestoj në Maqedoni ndryshon dinamikën dhe formën e protestave. Nga hedhja e ngjyrave mbi objektet qeveritare, protestuesit po bllokojnë tani edhe udhëkryqet.
Ekspertë të medieve në Maqedoni thonë se kriza politike në vend e ka rënduar sistemin e informimit publik dhe përgjithësisht informimin e drejtë dhe objektiv. Sipas tyre, në mediet vendore mungon një qasje egjithëpërfshirjes së zhvillimeve në Maqedoni.
Statistikat e fundit në Maqedoni flasin për shumë të papunë, ndërsa ekspertët thonë se shkaktar i papunësisë është sistemi arsimor që prodhon të diplomuar, por jo edhe profesionistë, që do të jenë konkurrues në tregun e punës.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka bërë të ditur se tërheq vendimin për falje për 22 nga 56 politikanë nga Maqedonia, kryesisht zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së.
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë njëzëri ka miratuar nismën e Bashkimit Demokratik për Integrim për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë. Me vendimin e Kushtetueses është shfuqizuar vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, duke bllokuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor të këtij viti.
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se kriza politike jo vetëm që ndikon negativisht në thithjen e investimeve të huaja, por tanimë një pjesë e investitorëve nga Maqedonia kanë filluar të investojnë në vendet e rajonit.
Në kampin e migrantëve në Tabanoc, ndodhen 250 migrantë të cilët kryesisht janë nga Siria dhe presin që të shkojnë drejt vendeve të Evropës. Tashmë një kohë numri i migrantëve është rënie që me mbylljen e rrugës ballkanike thonë udhëheqës të Qendrës transite të migrantëve në Tabanoc.
Në kampin e migrantëve në Tabanoc, ndodhen 250 migrantë të cilët kryesisht janë nga Siria dhe presin që të shkojnë drejt vendeve të Evropës. Tashmë një kohë numri i migrantëve është rënie, ata ose gjejnë rrugë ilegale, ose riatdhesohen.
Shfaq më shumë