Qeveria e Kosovës nuk do të bëhet pengesë e zbatimit të protokollit policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, sepse nuk ka qenë palë e përfshirë në këtë aranzhim, ka thënë sot zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ritheksoi se kjo aleancë mbetet e përkushtuar në Kosovë. Përfaqësues të këtij komiteti thanë se boshllëku që do krijohet me zvogëlimin e trupave të KFOR-it, do plotësohet nga strukturat vendore e ndërkombëtare të sigurisë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, lavdëron aktivitetin diplomatik lobues për Kosovën në Nju Jork, të zhvilluar nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Por, opozita kritikon institucionet për diplomaci pasive.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga Nju Jorku, tha se ka marrë premtimet e të paktën tri shteteve, si Tuvalu, Malavi dhe Katari, që janë apostrofuar nga ai si shtetet që njohjen e Kosovës e kanë vetëm çështje ditësh.
Opozita dhe Qeveria në Prishtinë kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella në lidhje me rastin e vjedhjes së kryer pesë muaj më parë në dhomën e dëshmive në ndërtesën e Policisë së Kosovës. Derisa partia opozitare, AAK-ja, akuzon Qeverinë se po e pengon ndriçimin e rastit, Qeveria thotë se është AAK-ja ajo që po mundohet t'i politizojë rastet që janë në hetim e sipër.
Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar marrëveshje, përmes së cilës Kosova përfiton 103.6 milionë euro në kuadër të Instrumentit të Paraanëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përçarjet e vazhdueshme te spektri politik i komunitetit serb në veri të Mitrovicës kanë rezultuar me prishjen e koalicionit ndërmjet radikalëve të Tomisllav Nikolliqit dhe demokratëve të Vojisllav Koshtunicës.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, gjatë vizitës së parë që i bëri Kosovës, i premtoi kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, mbështetje në diskutimet me pesë vendet e mbetura të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Enciklopedia e Maqedonisë, e hartuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e këtij vendi, mbështetet në fakte të shtrembëruara historike. Këtë vlerësim japin deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësuesit politikë të komunitetit serb në Kosovë, vazhdojnë të mbeten të ndarë në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Ndërsa, një pjesë e këtyre përfaqësuesve u adreson thirrje serbëve që të respektojnë thirrjet e Beogradit për bojkot, pjesa tjetër e spektrit politik serb është gjithnjë e më e zëshme në favor të daljes.
Por, para se Kosova të marrë vendin që i takon në strukturat euro-atlantike, ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, rikujtoi se duhet përmbushur disa objektiva themelore.
Vendimi për formimin e komunave të reja me shumicë serbe menjëherë pas zgjedhjeve lokale, nga opozita në Prishtinë shihet si vendim i motivuar nga politika ditore. Ndërkaq, Qeveria konsideron se me këtë vendim është bërë një hap para në përmbushjen e obligimeve nga Pakoja e Ahtisarit.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pitër Feith, ka deklaruar formimin e tri komunave të reja dhe zgjerimin e një komune ekzistuese me shumicë serbe menjëherë pas zgjedhjeve të 15 nëntorit. Ndërkohë, që, është shtyrë për gjashtë muaj vendimi për pjesën veriore të Mitrovicës dhe Parteshin.
Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kosova mbetet ende një vend që po i mëson “hapat e parë” të zhvillimit të demokracisë, vlerësojnë analistët në Prishtinë. Megjithatë, ajo nuk rrezikon të identifikohet me ndonjë lloj të diktaturës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndihmën amerikane për zhvillimin e shtetit të Kosovës. Marrëveshja kap vlerën prej 13 milionë dollarësh për Policinë dhe Gjyqësorin.
Me gjithë kundërshtimet e Prishtinës, misioni i Bashkimit Evropian për rend dhe ligj në Kosovë ka nënshkruar protokollin e bashkëpunimit policor me Serbinë. Menjëherë kanë reaguar presidenti dhe kryeministri i Kosovës, të cilët përmes një deklarate me shkrim ritheksojnë se Kosova nuk është pjesë e kësaj marrëveshje.
Misioni EULEX është në pritje të finalizimit të marrëveshjes teknike të bashkëpunimit policor me Serbinë. Autoritetet vendore kanë përsëritur qëndrimin se Prishtina nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Pas Britanisë së Madhe edhe Gjermania i sugjeron Prishtinës zyrtare që të mos e kundërshtojë protokollin ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, duke besuar se ai nuk e cenon sovranitetin e Kosovës. Prishtina zyrtare i ka shpallur të mbyllura diskutimet për protokollin, duke e konsideruar atë shkelje të Kushtetutës dhe anashkalim të institucioneve.
Qeveria e Serbisë ka negociuar me EULEX-in në lidhje me protokollin e bashkëpunimit policor, duke i anashkaluar serbët e Kosovës, thonë përfaqësuesit serbë nga pjesa veriore e Mitrovicës, duke e kundërshtuar këtë marrëveshje.
Gjenerallejtënant Markus Bentler nga Gjermania, ka marrë komandën e KFOR-it. Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës është bërë në komandën e KFOR-it, në Prishtinë, nën udhëheqjen e komandantit të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admiralit amerikan Mark Ficxherald.
Shfaq më shumë