Kundërshtimi i protokollit të EULEX-it dhe Serbisë për Kosovën ka të bëjë me mbrojtjen e interesit nacional, thonë autoritetet në Prishtinë. Sipas tyre, protokolli megjithatë nuk është çështje e mbyllur.
Serbët e Kosovës i shohin në mënyra të ndryshme rezultatet e nënshkrimit eventual të protokolleve teknike ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.
SHBA-të kanë një miqësi të kahershme me Kosovën, e cila do të zgjasë edhe viteve që vijnë, tha ambasadori amerikan, Kristofer Dell, gjatë lansimit të pullës postare “Miqësia e Kosovës me SHBA-të” nga ana e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Kryeministri Thaçi përsëriti se pozicioni i Prishtinës lidhur me marrëveshjet e EULEX-it me Serbinë mbetet i njëjtë. Analistët thonë se transformimi i protokolleve politike në marrëveshje apo aranzhime teknike, mund ta shtensionojë gjendjen e krijuar.
“Protokolli që pretendohet të nënshkruhet, dhe sigurisht se do të nënshkruhet pasi ka marrë vizën nga Bashkimi Evropian, nuk është problem për fushat, ku EULEX-i do që të luftojë krimin”, thotë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Serbët e Kosovës mbeten të ndarë në qëndrime në lidhje me pjesëmarrjen apo bojkotin e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës janë regjistruar 6 subjekte serbe.
Qeveria e Kosovës nuk pret nga Brukseli që të marrë vendim të njëanshëm për nënshkrimin e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, pas kundërshtimit të Prishtinës zyrtare.
Gjendja në pjesën veriore të Mitrovicës edhe sot është vlerësuar të jetë e tensionuar. Ndonëse nuk janë shënuar incidente, autoritetet e rendit kanë njoftuar për tubime të qytetarëve serbë e atyre shqiptarë tek lagjja Kroi i Vitakut.
Institucionet e Kosovës kundërshtojnë përfundimisht protokollin e bashkëpunimit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, duke i shpallur të mbyllura diskutimet me EULEX-in në lidhje me këtë temë. Përfaqësuesit evropianë kanë paralajmëruar se për këto qëndrime të Prishtinës do ta njoftojnë Brukselin.
Komisioni për Siguri të Brendshme në Kuvendin e Kosovës njofton se do ta ngrejë për diskutim çështjen e nënshkrimit të protokollit të paralajmëruar ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Deputetët kosovarë thonë se Kuvendi, si organi më i lartë ligjvënës, duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë protokoll.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në parkingun qendror të Prishtinës, prapa Pallatit të Rinisë, gjatë një aksioni të Lëvizjes Vetëvendosje, janë dëmtuar 28 vetura të EULEX-it. Me këtë rast thuhet të jenë arrestuar 21 persona.
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, kurse mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës do të jetë e pandalshme, ka thënë në Prishtinë, Kristofer Dell, i cili tashmë ka marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë.
Marrëveshja për bashkëpunim ndërpolicor me Serbinë, të cilën po përpiqet ta nënshkruajë këto ditë misioni i EULEX-it, sipas analistëve në Prishtinë, do të kishte kuptim vetëm nëse rishikohet, si dhe duke përfshirë edhe Kosovën si palë nënshkruese të saj.
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i shefit të EULEX-it, Iv de Kermabo, me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, në lidhje me protokollet e bashkëpunimit që EULEX-i synon t’i nënshkruajë me Serbinë.
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë përsëritur qëndrimet e Prishtinës zyrtare se nuk mund të zbatohet asnjë marrëveshje që nënshkruhet në emër të Kosovës, por pa institucionet e saj.
EULEX-i nuk ka dashur t’i komentojë kundërshtimet e autoriteteve të Kosovës lidhur me synimet e këtij misioni që të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me policinë e Serbisë.
Zgjedhjet serbe, të mbajtura në dy komuna të Kosovës, nuk do të prodhojnë efekte juridike e as formim të komunave paralele, thonë në Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, opozita kritikon tolerimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
Partitë politike në Kosovë i shtojnë kërkesat e tyre për vendosjen e kamerave nëpër vendvotime dhe vendnumërime të votave gjatë zgjedhjeve të 15 nëntorit. Por, KQZ thotë se ende nuk ka marrë vendim lidhur me këto kërkesa.
Beogradi ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për institucionet paralele serbe, për Komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës. Qeveria e Kosovës thotë se ende nuk ka vendim se si do të sillet ndaj këtyre paralajmërimeve.
Procesi i njohjes së Kosovës nuk do të lidhet me mendimin këshillëdhënës të GJND-së dhe mendimi këshillëdhënës do të jetë në favor të Kosovës, ka deklaruar sot zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Shfaq më shumë