Në një njoftim për media, gjykata tha se ia ka kthyer lëndën Këshillit për rishqyrtim dhe rivendosje.
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme, HUMVEE Hawkeye 105mm, njoftoi të mërkurën ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Tri ditë pas sulmit vdekjeprurës në plazhin Bondi Sidnejt, autoritetet australiane kanë ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari 24-vjeçar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës që përdoren për transport.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të heqë imunitetin zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe të autorizojë arrestimin e saj.
Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet për veprën penale të “dhunimit” dhe tha se po punon që të identifikojë të dyshuarin për abuzimin e një të mituri.
Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë, teksa SHBA-ja raportohet se ka dhënë garanci të sigurisë, të stilit të NATO-s, për Kievin.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më 16 dhjetor në Bruksel se Mali i Zi kurrë nuk ka qenë më afër Bashkimit Evropian (BE).
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian, ndërsa në pjesën për Kosovën, vendit i bëhet thirrje që ta përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave.
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë thënë se kanë arritur përparim të konsiderueshëm në ditën e dytë të bisedimeve të zhvilluara më 15 dhjetor, me qëllim të përfundimit të luftës së nisur nga Rusia në tokën ukrainase.
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga projekti për ndërtimin e një hoteli në Beograd, raportoi gazeta Wall Street Journal më 15 dhjetor.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Sandra Cvetkoviq, është shpërblyer me çmim për verifikimin e fakteve.
Shfaq më shumë