Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të heqë imunitetin zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe të autorizojë arrestimin e saj.
Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet për veprën penale të “dhunimit” dhe tha se po punon që të identifikojë të dyshuarin për abuzimin e një të mituri.
Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë, teksa SHBA-ja raportohet se ka dhënë garanci të sigurisë, të stilit të NATO-s, për Kievin.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më 16 dhjetor në Bruksel se Mali i Zi kurrë nuk ka qenë më afër Bashkimit Evropian (BE).
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian, ndërsa në pjesën për Kosovën, vendit i bëhet thirrje që ta përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave.
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë thënë se kanë arritur përparim të konsiderueshëm në ditën e dytë të bisedimeve të zhvilluara më 15 dhjetor, me qëllim të përfundimit të luftës së nisur nga Rusia në tokën ukrainase.
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga projekti për ndërtimin e një hoteli në Beograd, raportoi gazeta Wall Street Journal më 15 dhjetor.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Sandra Cvetkoviq, është shpërblyer me çmim për verifikimin e fakteve.
Bashkimi Evropian do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë për të diskutuar për mbështetjen gjithnjë e në rritje të Pekinit për Moskën dhe për të shqyrtuar dëshmitë se Kina mund të jetë duke dërguar armë në Rusi për t’u përdorur në fushëbetejë në Ukrainë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me Papa Leonin XVI në Vatikan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, me shpresën që Selia e Shenjtë “do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.
Parlamenti i Kroacisë, në seancën e 15 dhjetorit, miratoi Ligjin për ndërtimin e një qendre për menaxhimin e mbetjeve radioaktive në Tëgovska Gora.
Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Kulturës në Qeverinë serbe, Nikolla Sellakoviq, lidhur me parregullsitë gjatë heqjes së statusit të pasurisë kulturore për ndërtesat e kompleksit “Shtabi i Përgjithshëm” në qendër të Beogradit.
Shfaq më shumë