Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të mërkurën se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mund ta përfundojnë së shpejti luftën me Iranin, duke lënë të hapur njëkohësisht mundësinë për sulme të kufizuara në të ardhmen.
Partitë kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pavarësisht se ka një javë që po rrjedh afati rreth njëmujor i vendosur nga gjykata më e lartë e vendit për këtë çështje.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “vija e finishit” në luftën me Iranin është në horizont, dhe sapo konflikti të përfundojë, Shtetet e Bashkuara do të “rishikojnë” raportet e tyre me NATO-n, pasi disa shtete evropiane refuzuan ta mbështesnin konfliktin me Iranin.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se pret që lufta me Iranin të përmbyllet brenda “dy apo tre javësh”.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Kuvajt raportoi më 1 prill se dronë “të mbështetur nga Irani” shënjestruan rezervuarë karburantesh në aeroportin e shtetit.
Kosova ka dështuar ta përmbushë ëndrrën për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 - e cila do të ishte e para për të - pasi u mposht 1:0 nga Turqia në finale të plajofit për kualifikim të martën mbrëma në Prishtinë.
Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje të martën për anulimin e takimit të Bërdo-Brionit, i cili ishte paraparë të mbahej në maj.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli raportohet se kanë kryer sulme në disa qytete në provincën Isfahan në natën mes 30 dhe 31 marsit, si dhe sulme në Teheran.
Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu.
Në dy intervista të ndara për ABC News dhe Al Jazeera, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim të shpejtë në degradimin e aftësive ushtarake të Iranit dhe Uashingtoni pret të arrijë objektivat e tij “brenda javësh, jo muajsh”.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka anuluar takimin e Procesit të Bërdo-Brionit, që ishte paraparë të mbahej në maj, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet për shkuarjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kroaci.
Shfaq më shumë