Për autorin

Ilirjana A. Bajo



Ilirjana A. Bajo u bë pjesë e redaksisë së Radios Evropa e Lirë në vitin 2003. Gjatë karrierës së saj si gazetare ka mbuluar aktivitetin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe luftën në Kosovë, si pjesë e Zyrës për Ballkanin për të përditshmen amerikane "The New York Times". Ajo ka punuar si specialiste e marrëdhënieve me publikun për Zyrën Zvicerane në Kosovë dhe ka kontribuar në mediat në gjuhën angleze me shkrime për Balllkanin. Ilirjana A. Bajo është master në Shkencat e Komunikimit nga Universiteti La Salle në Filadelfia të SHBA-ve.