Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zëdhënësja e shefit të Bashkimit Evropian Kristina Gallak i ka përgënjeshtruar njoftimet sipas të cilave, Javier Solana ka deklaruar se statusi i Kosovës mund të ketë ndikim në ndonjë pjesë tjetër të botës, si psh. në Gjeorgji, ku mund të shërbente si preçedencë.
"Bashkimi Evropian ka insistuar në mënyrë të përsëritur se Kosova është rast unik, dhe këtë qëndrim e kemi ende, dhe secili që bën krahasime mes Kosovës dhe ndonjë pjese tjetër të botës, bën gabim serioz", tha Gallak për radion 'Evropa e Lirë'.
Edhe Komisioni Evropian është shprehur se tash për tash nuk ka ndonjë ndryshim të kalendarit për vazhdimin e procesit që do të çonte deri tek zgjidhja e statusit të Kosovës.
Kristina Nagy, zëdhënëse e Komisionerit për Zgjerim Oli Rehn, tha se "çështja e afateve për zgjidhjen e statusit të Kosovës, është përmendur qartë në deklaratën e Grupit të Kontaktit të miratuar në takimin e ministrave në Nju Jork, dhe nuk ka ndryshim të këtyre afateve nga ajo që është thënë në Nju Jork".
XS
SM
MD
LG