Ndërlidhjet

SHKUP


"Demarkacioni i kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës paraqet operacion teknik që duhet të realizohet gjatë procesit të definimit të statusit përfundimtar të Kosovës".
Kështu kanë konstatuar gjatë një takimi të zhvilluar në Shkup, presidenti Branko Cërvenkovski dhe i dërguari i BE-së për Ballkanin ,Stefan Lene. Cërvenkovski tha se "nuk dëshiron që pas përcaktimit të statusit të Kosovës, çështja e caktimit të vijës kufitare të jetë gjenerator i ndonjë destabilizimi apo i keqkuptimit mes Maqedonisë dhe autoriteteve të Kosovës". Andaj Shkupi, sipas tij kërkon që çështja të mbyllet para përfundimit të negociatave për statusin.
I dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin, Stefan Lene është takuar edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG