Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë thënë sot në Bruksel se në disa takime që kanë patur me zyrtarë të Rusisë, e kanë bërë të qartë qëndrimin e BE-së, se procesi i statusit të Kosovës nuk mund të krahasohet me ndonjë problem në ish Republikat Sovjetike.
Ema Udvin, zëdhënëse e Komisionerës për Politikë të Jashtme Benita Ferrero- Valdner, e cila ka kompenteca edhe në raportet me Rusinë, tha sot se "Kosova për BE-në është një rast i veçantë dhe statusi i Kosovës nuk mund të shërbejë si ndonjë preçedencë për ta krahasuar me situatën në rajonin e Kaukazit, Abkhazinë apo Osetinë Veriore". Ajo tha se këtë qëndrim ia kanë paraqitur Moskës sa herë që është diskutuar për Kosovën apo situatën në rajonin e Kaukazit. Zyrtarët e Komisionit Evropian paralajmruan se ditëve që vijnë do të ketë disa takime me zyrtarë të Rusisë në të cilat do të diskutohen marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE-së, sidomos ato tregtare dhe bashkëpunimi në energji.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG