Albana Isufi, Prishtinë
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku është kthyer sot nga Londra i bindur se Britania e Madhe do të jetë shteti që do të përkrahë pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Çeku deklaroi se nga takimet me zyrtarë të lartë të qeverisë britanike, ka marrë garanci se Londra do të përkrahë Kosovën në procesin negociator, ashtu sikurse edhe pas statusit. Çeku tha se kanë qenë 6 pika, për të cilat është siguruar nga qeveritarët britanikë.
“E para; të gjithë më siguruan se procesi për definimin e statusit është në rrugë të mbarë. E dyta; Britania i mbetet besnike qëndrimeve të Grupit të Kontaktit dhe do të bëjë çmos që procesi të përfundojë brenda këtij viti. E treta: me siguruan se zgjidhja do të jetë ajo që e dëshirojnë qytetarët e Kosovës, pra pavarësia e Kosovës”, tha kryeministri Çeku.
Krijimi i forcave mbrojtëse si dhe vazhdimi i përkrahjes në aspekte të ndryshme të Britanisë së Madhe në Kosovë janë garancitë e tjera që ka marrë kryeministri Çeku nga zyrtarët britanikë.
Kryeministri Çeku ka hedhur poshtë pohimet e mediave se në Britani i është thënë se do të ketë shtyrje te zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
”Britania e Madhe më ka siguruar se do të bëjë çkado që është e mundur që statusi të përfundojë brenda këtij viti”, pohoi Agim Çeku.
Ndërkohë, edhe shefi i zyres finlandeze në Kosovë Mark Lamanen dhe presidenti Fatmir Sejdiu kanë hedhur poshtë deklaratat se mund të ketë shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Mark Lamanen, shteti i të cilit është kryesues i radhës i Bashkimit Evropian, ka thënë se pohimet e tilla nuk janë të bazuara në fakte.
“Nuk ka ndonjë fakt që thotë se do të ketë shtyrje. Ende po vazhdojmë me rrugën që qe vendosur dhe unë refuzoj të dëgjoj spekullimet për shtyrje atje-këtu, pa ndonjë bazë faktike. Unë dua t’i referohem vendimeve të Grupit të Kontaktit dhe aktualisht nga faktet që i dimë, nuk duket se do ketë shtyrje”, tha Lamanen, pas një takimi që zhvilloi me presidentin Fatmir Sejdiu.
Ndërsa zoti Sejdiu ka thënë se pala kosovare po punon ende bazuar në afatet e parashikuara të Grupit të Kontaktit.
Sipas vendimeve të fundit të këtij mekanizmi, procesi i zgjidhjes së statusit është paraparë që të përmbyllet në fund të këtij viti.
Sido që të jetë, presidenti Sejdiu thotë se çdo shtyrje do të shkaktonte zhvillime jo të mira në Kosovë.
”Shtyrjet që mund të jenë të propozuara, paraqesin në përmbajtjen e tyre një hapësirë, e cila do të krijonte gjendje jo të këndshme, të përgjithshme për procesin dhe qytetarët e Kosovës, sidomos në aspektet zhvillimore", tha presidenti Sejdiu.
Kohët e fundit ka pasur zëra të ndryshëm në qarqe ndërkombëtare që kanë sinjalizuar shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Një nga arsyet ka qenë mbajtja e mundshme e zgjedhjeve në Serbi si dhe referendumi për kushtetutën, me të cilën Kosova parashihet si pjesë e Serbisë.
Mark Lamanen nuk sheh ndërlidhje në mes të zhvillimeve politike në Serbi dhe procesit negociator.
“Sa i përket referendumit në Serbi, ata janë të lirë ta mbajnë atë, pasi kjo nuk do të ndikojë në procesin e statusit”, thotë zoti Lamanen.
Ngjashëm ka pohuar edhe kryeministri Agim Çeku.
“Kjo gjë nuk ka kurrfarë ndikimi, nuk mund të ketë ndikim në procesin e statusit të Kosovës, është çështje e tyre e brendshme dhe ne nuk kemi nevojë të merremi me ta,” tha kryeministri Çeku.
Ndërkohë, lideri opozitar Hashim Thaçi ka deklaruar sot se për finalizimin e statusit, ashtu siç është investuar nga politika kosovare, si dhe bashkësia ndërkombëtare, në Kosovë duhet të rritet uniteti politik kosovar. Thaçi ka thënë se kjo do të mundësojë një përmbyllje të suksesshme dhe të shpejtë të statusit përfundimtar.