Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ambasadorja e vullnetit të mirë e fondit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara për gratë Nikoll Kidman, qëndron sot në Prishtinë.
Ceremonia e pritjes bëhet sonte, dhe në të janë ftuar kryeadministratori Joakim Ryker, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
Fituesja e çmimit Oskar, Nikoll Kidman, udhëheq misionin për mbështetje grave në vende të ndryshme të botës. Mësohet se Kidman viziton Kosovën me qëllim që t'i dëgjojë nga afër problemet e grave kosovare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG