Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane njoftoi sot për vrasjen e 5 ushtarëve të saj gjatë luftimeve në Irak. Sipas tyre, katër pjesëtarë të marinës amerikane dhe një punëtor shërbimi në këtë njësit, u vranë në provincën perendimore Anbar. Ky njoftim i ushtrisë amerikane erdhi pas deklaratave të presidentit George Bush i cili shprehu pakënaqësitë me zhvillimet në luftën në Irak. Bush ka thënë se megjithë dëmet, si nga ana amerikane ashtu edhe ajo irakiane, lufta në Irak do të fitohet.
Së paku 90 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak vetëm gjatë muajit tetor, gjë që ka nxitur disa thirrje për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Iraku.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG