Ndërlidhjet

UASHINGTON


Liderë botërorë e kanë mirëpritur dënimin me vdekje që Gjykata e Lartë e Irakut i shqiptoi dje ish liderit, Saddam Hussein. Presidenti amerikan, George Bush, e vlerësoi vendimin e gjykatës si arritje të rëndësishme për Irakun.
"Iraku ka shumë punë për të bërë në rrugën drejt ndërtimit të një shoqërie me të drejta të barabarta dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të vet. Historia do ta shënojë këtë arritje si shumë të rëndësishme drejt një shoqërie të drejtë, të lirë dhe të bashkuar", tha Bush.
"Gjykimi i Sadam Hyseinit ofron mundësinë që të shohim edhe një herë se çfarë ishte e kaluara në Irak", tha kryeministri britanik Tony Blair.
"Ky vendim ndihmon në rrugën drejt ardhmërisë, i lehtëson sfidat e irakianëve, të cilët dëshirojnë të luftojnë dhe mendoj që ia vlen të luftohet për një Irak pa dhunë sektare, ku njerëzit e të gjitha komuniteteve do të jetonin së bashku dhe do të vendosnin për të ardhmen e tyre demokratike", tha Blair.
Edhe Bashkimi Evropian e ka përshëndetur vendimin e djeshëm, por njejtë sikurse Vatikani, e kundërshtoi dënimin me varje.
XS
SM
MD
LG