Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian paralajmëroi Turqinë të përshpejtoj me reformat politike dhe kërkoi hapjen e menjëhershme të porteve detare të Turqisë me pjesën greke të Qipros. Komisioneri për Zgjerim Oli Rehn, tha se Turqia po shënon ngecje në reforma.
"Në raportin tonë për Turqinë, shumë qartë e kemi deklaruar se ka nevojë për reforma të mëtejme, në veçanti reforma në liritë e të shprehurit, dhe disa të drejta të tjera fundamentale", tha Rehn.
Në raportin vjetor të BE-së për progresin, që u publikua sot, poashtu është kritikuar edhe Serbia për mos bashkëpunim me Tribunalin e Hagës. Ndërsa për Maqedoninë, thuhet se mungon vullneti politik për ta luftuar korrupsionin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG