Ministri i shkencës i Serbisë, Aleksandar Popoviq ka vlerësuar se tregimi për shtyrjen e vendimit për statusin e Kosovës, për shkak të zgjedhjeve në Serbi, është "arsyetimi më i zakonshëm" për rrugën pa krye në të cilën "ka hyrë" i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Në këtë aspekt, zoti Popoviq i rekomandon zotit Ahtisaari që të tërhiqet. "E pamë se ka dështuar plani i Ahtisaarit, që fshehtas me Prishtinën, prapa shpinës sonë, ta paraqesë dokumentin për Kosovën e pavarur" tha ministri Popoviq dhe shtoi se "arsyeja e vërtetë që ky plan ka dështuar është qëndrimi i fortë dhe parimor i Rusisë se nuk mund të shkelet karta e Kombeve të Bashkuara dhe duket se zoti Ahtisaari e ka kuptuar mirë kundërsthimin rus".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.