Ndërlidhjet

PRISHTINË


Trupat Mbrojtëse të Kosovës përmes parakalimit kanë shënuar festat e Nëntorit –Ditën e Flamurit, Datëlindjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe daljen për herë të parë publike të UÇK-së.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, komandanti i TMK-së gjeneral Sylejman Selimi ka thënë se do të jetë ky nëntori i fundit, që Kosova e feston pa zgjidhur statusin e saj. Ndërsa është shprehur i bindur se Trupat Mbrojtëse të Kosovës, do të kthehen në forcë mbrojtëse të Kosovës.
Kryeparlamentari Kolë Berisha lavdëroi luftën e UÇK-së për liri, ndërsa angazhimet e tashme të TMK-së, i ka krahasuar me ato të çdo ushtrie në botë.
"Ju bëjë thirrje që këtë ditë ta shfrytëzoni për synimet e përbashkëta të popullit të Kosovës", tha shefi i UNMIK-ut Joachim Ryker.
Ndërsa duke folur për të ardhmen e TMK-së, komandanti i KFOR-it Roland Kather, tha se është ende heret, dhe se secili duhet të presë vendimin final për statusin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG