Ndërlidhjet

STAMBOLL


Në ditën e tretë të vizitës në Turqi, Papa Benedikti XVI e quajti ndarjen ndërmjet të Krishterëve "skandal" për botën.
Ai i bëri këto komente në Stamboll pasi mori pjesë në meshën e Patriarkut Ekumenik të Konstantinopojës, Bartholomew.
Detyra e vështirë e shërimit të plagëve shekullore ndërmjet krerëve të Vatikanit dhe kishës Ortodokse ishin arsyet kryesore të vizitës së Papës në Turqi.
Në komunikatën e përbashkët, dy udhëheqësit fetarë thanë se të drejtat e njeriut dhe liritë fetare duhet të jenë të mbrojtura në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ata thanë se Evropa duhet të mbetet e hapur për fetë dhe kulturat tjera, por ajo duhet t'i ruajë vlerat e veta të krishtera.
Turqia, e cila ka rreth 120 mijë të krishterë, po bën përpjekje për t'iu bashkangjitur Bashkimit Evropian.
Pasdite Papa Benedikti vizitoi Xhaminë e Kaltër dhe muzeun e Stambollit Aya Sofya, e cila dikur ishte kisha më e madhe e krishterë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG