Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sot është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mandat 4-vjeçar.
Sejdiu u zgjodh me 189 vota, ndërsa kundërkandidati i vetëm Nexhat Daci, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, fitoi 160 vota.
Kryetari i sapo zgjedhur, Fatmir Sejdiu tha se LDK ka zhvilluar një garë që i ka hije kësaj partie duke paraqitur refleksionin e kulturës se politikës së saj të ndërtuar prej dekadash.
“Vizion që buron nga programi i LDK-së dhe nga vizioni largpamës i presidenti historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës. Unë do të punoj bashkë me ju në realizimin e projektit tim që paraqita, do të kem nevojën e ndihmës suaj, do të kem nevojën që të nxjerrim ide te reja plus”, tha Sejdiu.
Udhëheqësi i ri i LDK-së Fatmir Sejdiu tha se projekti i tij për LDK-në nuk ka të bëjë vetëm me partinë, por edhe me ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Në votimin e sotëm kanë marrë pjesë 351 delegatë, ndërsa 2 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.
XS
SM
MD
LG