Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti i Irakut, Jalal Talabani ka kritikuar raportin e Grupit për studimin e Irakut duke thënë se ai e hedhë poshtë këtë raport në tërësi:
- Mendoj se raporti Baker-Hamilton nuk është korrekt dhe se përmbanë disa nene tejet të rrezikshme, që e dëmtojnë sovranitetin e Irakut dhe Kushtetutën, tha zoti Talabani. Raporti i këtij grupi, i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, e kritikon politikën amerikane në Irak ndërsa situatën në Irak e përshkruan si shumë të vështirë. Në Uashington, njëri nga kryesuesit, Lee Hamilton, ish përfaqësues demokrat, tha se rekomandimet e raportit ofrojnë opsionin më të mirë.
XS
SM
MD
LG