Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Gjendja e tanishme në Kosovë është e paqëndrueshme. Sa me parë duhet ndërmarrë veprimet dhe vendimet për Kosovën", ka thënë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi gjatë prezantimit në Konferencën që bo mbahet në Vjenë me temën "Statusi i Kosovës dhe e ardhmja evropiane e rajonit". Në komunikatën e lëshuar nga zyra e PDK-së në Prishtinë, Thaçi citohet të ketë thënë se "me inkurajim pret rekomandimet e Ahtisaarit dhe arritjen e kohezionit për statusin politik mes Uashingtonit dhe Brukselit".
Gjatë qëndrimit në Vjenë, Hashim Thaçi është takuar edhe me zëvendësin e kryenegociatorit Ahtisaari, Alber Rohan, me të cilin ka diskutuar për parimet e rekomandimeve të Ahtisaarit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG