Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zgjedhjet e ardhshme parlamentare paraqesin kthesë të re për Serbinë dhe tash ka ardhur çasti i ballafaqimit me zgjidhjen për Kosovën, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd Michael Polt.
Duke vlerësuar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara gjithnjë ka qenë i balancuar, Polt ka thënë se ka ardhur koha që çështjes së Kosovës t'i vihet pika.
"Pas shtatë vitesh, duhet të ecim përpara dhe në fillim të vitit 2007 duhet të marrim vendimin, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi", ka thënë ambasadori amerikan në Beograd.
Lidhur me sinjalizimet e mundshme për veton ruse në Këshillin e Sigurimit, ambasadori Polt ka thënë se në rast të mos arritjes së ujdisë, do të kërkohen "mundësi tjera".
XS
SM
MD
LG