Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kosovën tash duhet larguar nga pavarësia, në të cilën ka hyrë si pasojë e politikës së viteve të 1990-ta, ka deklaruar presidenti serb Boris Tadiq.
Ai tha se "politika e gënjeshtrave dhe mashtrimeve është e papranueshme, ndërsa radikalët dhe socialistët sot përsëri i gënjejnë qytetarët, ashtu siç i gënjenin kur ishin në pushtet në vitet e 1990-ta, duke u thënë se e mundën NATO-n dhe e ruajtën Kosovën".
"Ata na vunë në këtë situatë që të luftojmë kundër pavarësisë së Kosovës, dhe të shpenzojmë shumë vite për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit. Kjo ndodh vetëm për shkak se ata zhvilluan një politikë të tillë", tha Tadiq.
Lidhur me akuzat e Partisë Radikale për takimin me kryeministrin Agim Çeku, Tadiq tha se takimi ishte i rastësishëm.
"As unë, e as kryeministri Vojisllav Koshtunica nuk mund të caktojmë se kush do të jetë bashkëbisedues nga pala e shqiptarëve të Kosovës", tha Tadiq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG