Ndërlidhjet

MEKË


Në Arabinë Saudite ka filluar pelegrinazhi vjetor i Haxhillëkut, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 2 milionë myslimanë.
Pelegrinët takohen gjatë ditës në Xhaminë e Madhe të Mekës për të vazhduar pastaj në qytetin e lashtë.
"Jemi nisur nga Meka e shenjtë dhe jemi në rrugë për në Medinë. Të gjithë pelegrinët takohemi në Medinë. Atje do ti kryejmë pesë lutje dhe më pas do të nisemi për në malin Arafat", tha një pelegrin nga Afganistani.
Haxhillëku është një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame.
Në 17 vitet e fundit, gjatë kryerjes së haxhillëkut, kanë ndodhur disa incidente vdekjeprurëse me ç'rast kanë humbur jetën qindra pelegrinë.
Për këtë vit, Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite tha se janë mobilizuar personel i mjaftueshëm mjekësor dhe janë vendosur spitale fushore në Mekë dhe Medinë.
Ndërkohë raportohet se janë ndërmarrë dhe masa të shtuara të sigurisë.
Haxhillëku i sivjemë përfundon më 31 dhjetor.
XS
SM
MD
LG