Ndërlidhjet

XHAKARTA – INDONEZI


Katër anije me ndihma kanë arritur në bregun e ishullit Sumatra në Indonezi ku gjenden të mbijetuarit nga katastrofa e shkaktuar nga tsunami. Deri tani ka shkuar në mbi 2 miliardë dollarë vlera e ndihmave e mbledhur nga bashkësia ndërkombëtare për zonat e prekura nga tsunami në rajonin e Azisë Juglindore.
Sipas Kombeve të Bashkuara gjendja më e keqe paraqitet në mesin e të mbijetuarve nga kjo katastrofë natyrore në rajonin e Aces në Indonezi dhe në Sri Lanka. Kreu i Kombeve të Bashkuara do vizitojë rajonet e prekura gjatë javës së ardhshme, derisa numri i viktimave ka shkuar në 127 mijë.
XS
SM
MD
LG