Ndërlidhjet

JERUSALEM


Udhëheqësi i Partisë Laburiste në Izrael Shimon Peres tha se zgjedhja e Mahmoud Abbas për president të Autoritetit Palestinez e shënon "fillimin e një procesi të ri".
Peres, i cili sot pritet të marrë detyrën e zëvendës kryeministrit, e shfaqi shpresën që udhëheqësia e re palestineze të pasqyrojë ndryshimet në politikën e palsetinezëve, duke theksuar se Abbas është deklaruar kundër terrorizmit.
Mahmoud Abbas e ka pohuar fitoren në zgjedhjet.
Rivali i tij kryesor Mustafa Barghouthi e pranoi humbjen, por tha se kjo ishte fitore për demokracinë e Palestinës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se është i ngazëllyer nga dalja e madhe e votuesve në zgjedhjet, për të cilat tha se bashkë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të jenë thelbësore për themelimin e shtetit palestinez.
Abbas ia dedikoi rezultatin e zgjedhjeve Yasser Arafatit, i cili vdiq nëntorin e shkuar.
XS
SM
MD
LG