Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, ka përfunduar vizitën një ditore në Beograd pa arritur asnjë rezultat konkret për temat që pritej të diskutoheshin, sic ishin ato të personave të zhdukur, cështjet e sigurisë dhe decentralizimi. Drejtuesit më të lartë të Serbisë, kryeministri Koshtunica dhe presidenti Tadic, në takimet e ndara me kreun e administratës ndërkombëtare në Kosovë kanë diskutuar vetëm për problemin e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të fshatrave me popullsi serbe në Kosovë, të cilave KEK-u ia ka ndërprerë energjinë për shkak të mospagimit disa vjecar të rrymës.
Në konferencën për shtyp në Beograd, Jessen Petersen i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës se koha për ta po ngushtohet dhe duhet të marrin pjesë në institucionet dhe dialogun në Kosovë. Jessen Petersen ka hedhur poshtë mundësinë që Beogradi të ketë rol drejtues në bisedimet për decentralizimin, derisa ka thnëë se palë do jenë serbët e Kosovës.
Duke dalë nga konferenca për shtyp një grup i serbëve të Kosovës protestonin me fotografitë e personave të zhdukur. Jessen Petersen i premtoi se do ndihmonte në zbardhjen e fatit të tyre.
XS
SM
MD
LG