Ndërlidhjet

BAGDAD


Numërimi i votave të zgjedhjeve të së dielës në Irak po shkon më shpejtë se sa është pritur, tha sot kryetari i Komisionit të Pavarur Zgjedhor, Abdul Husein al – Hindavi. Sipas tij, numërimi mund të përfundojë brenda disa ditësh. Ndërkohë, drejtuesi i Këshillit Suprem për Revolucionin Islamik në Irak, Abdul Azis al-Hakim i cili parasheh fitoren e Aleancës së Bashkuar Irakiane, tha se tani më kanë filluar bisedimet krijimin e qeverisë së re. "Ne po bisedojmë me të gjithë: me grupet e kurdëve, të synitëve dhe forcave tjera, sepse i respektojmë të gjithë. Dëshirojmë të punojmë me të gjithë edhe me ata që nuk morën pjesë në zgjedhje" tha al - Hakim. Ai shprehu gatishmërinë për t'i përfshirë të gjitha forcat edhe në hartimin e kushtetutës.
XS
SM
MD
LG