Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kushtetuta e Kosovës së pavarur që është sjellë në Kosovë nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë me kërkesën e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është vlerësuar si një iniciativë e rëndësishme drejt përgatitjeve të Kosovës për të zgjidhur statusin e saj përfundimtar. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm, kryeparlamentari Daci e ka quajtur një ide të mirë, ndërsa kryeadministratori Jessen Petersen tha se institucionet dhe shoqëria kosovare duhet të jenë të përgatitura për bisedimet për statusin përfundimtar.
Projekti i Kushtetutës së Kosovës së pavarur i është dorëzuar presidentit Rugova nga profesori amerikan Paul Williams, i cili ka qenë edhe këshilltar i delegacionit shqiptar në Rambuje më 1999. Me këtë rast zoti Paul Williams tha se me kërkesën e presidentit ne jemi angazhuar për të përgatitur projektin për kushtetutën e Kosovës së pavarur që do të shkojë në disa faza.
XS
SM
MD
LG