Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjatë një seance të dëgjimit në një komitet të Senatit, sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha mbrëmë vonë se Siria nuk është vend që bashkëpunon dhe se ajo i dëmton përpjekjet e Shteteve të Bashkuara. Në këtë aspekt zoti Ramsfeld tha:
-Siria. Ata po e dëmtojnë atë që ne po përpiqemi ta bëjmë. Ata po i mbajnë fondet e Irakut dhe refuzojnë ti lirojnë ato. Ata kanë strehuar bathistët në vendin e tyre. Ata po e okupojnë Libanin.
Shtetet e Bashkuara, të martën, e tërhoqën ambasadoren Margaret Skobey nga Damasku pas vrasjes së ish kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri.
XS
SM
MD
LG